“Shko Hashim! Shko në Hagë, Hashim” – Dardan Molliqaj komenton deklaratat e Kurtit

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e kryetarit të VV’së Albin Kurti, pas ndryshimit të kursit të tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“As ai Kurti ku thotë : ‘Shko Hashim’ dhe akuzon për një vrasje politike të një zyrtari të lartë të LPK’së”, tha Molliqaj.

“Të gjithë ata të cilët kanë pretendu që jo po dënohen këta për pjesën e pasluftës e jo të luftës të gjithë këta kanë qenë mbështetës të heshtur të kësaj Gjykate dhe tash po iu del koka, kujt më shumë e kujt më pak”, thot Molliqaj.

“Dikush duke postu Liria ka emrin NATO, dikush duke e neutralizu këtë përpjekjen që e ka emrin UÇK”, shton ai.

Në Pressing të televizionit 7, Molliqaj tha se në Hagë nuk po gjykohen individë

“Për ne është e qartë se po e gjykon qëllimin politik të përpjekjes tonë për liri”, tha Molliqaj.