SHKK-ja fillon punën me orar të rregullt në këtë datë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data 26 maj 2020, fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

“Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt”, thuhet në njoftim.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga pandemia COVID-19.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftimin për media.