Një person ka vdekur në Lagjen Qëndresa, në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një 44 vjeçar, derisa i njejti mësohet se ka qenë në vendin e punës, ku një pjesë e liftit ka rënë.
“Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. Derisa ka qenë duke punuar ka rënë në hapësirat që lihen për lift. Objekt i pa përfunduar -në ndërtim e sipër”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovë Flora Ahmetaj për Ballkani.info
Bëhet fjalë për një objekt, i cili ishte në ndërtim e sipër.
Vdekja e tij konsiderohet e dyshimtë./Ballkani.info/







