Shkenda Dubova uron Ditën e të Dashuruarve, ndërsa deklaron se është beqare

Ajo gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë e komentuar për jetën private e po ashtu edhe për një lidhje të re dashurie.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila u përfol për një romancë të re – përkundër se kaluan pak muaj nga ndarja e saj me të fejuarin, Labin.

Sidoqoftë, 30 vjeçarja së fundmi ka uruar Shën Valentinin apo Ditën e të Dashuruarve dhe me këtë rast ka deklaruar statusin aktual.

“Urimë Shën Valentini për të gjithë shpirtat e dashuruar, për të gjithë ata që po më pyesni se a jam në lidhje apo e dashuruar – unë nuk jam në lidhje jam e lirë si zogu, jam beqare”.

“Kështu që ju uroj sa më shumë harmoni dhe sa më shumë dashuri”, theksoi Dubova në një video që ka shpërndarë në Instagram.

Dyshimet për lidhjen vijnë pas një sërë fotografish që u publikuan në rrjete sociale, ku në një festë u aludua se personi krah Shkendës ishte i dashuri i saj.

Artistja në anën tjetër ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.