Alice Robert, një anatomiste nga Britania e Madhe, ka ngritur zërin për papërsoshmërit e trupit të njeriut.
“Unë shpesh e kam thënë dhe menduar, në biseda dhe shtyp, për atë se sa konfuz është trupi i njeriut” – tha ajo.
Ajo tha se ka shumë kufizime të papajtueshme të elementeve individuale dhe disa prej tyre na dështojnë, raporton “The Hearty Soul”.
Kështu që ajo u sfidua të krijoj një replikë që rregullon të gjitha problemet e trupit të njeriut në vetëm 3 muaj – dhe ajo ju përfshi punës menjëherë, transmeton lajmi.net.
Pas 3 muajve, Roberts solli një version të skulpturuar të vetës që tani mund edhe të shihet në Muzen e shkencave në Londër. Dizajni i saj korrigjon atë që ajo pretendon te jetë të meta në trupin e njeriut – frymëzim që vijnë nga kafshët e tjera dhe jo vetëm të gjitarëve.
Ja se cfarë dizajnoi për anatominë e trupit të njeriut, duke e quajtur “trupi perfekt”.
https://www.youtube.com/watch?v=y1LdcagaqMc
