Shkencëtari kroat tregon pse duhen vendosur ushqimet në karantinë para përdorimit

Profesori i Biologjisë Molekulare dhe Biokimisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Zagreb, Gordan Lauc, ka eksploruar praktikisht gjithçka në lidhje me koronavirusin që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar në Kinë.

Ai përmend si të rëndësishme për luftimin e virusit, dhe jo shumë që përmendet në publik, është ajrosja e ambienteve, teksa tregon pse duhen vendosur ushqimet në karantinë para përdorimit.

“Gjërat që blejmë janë rreziku më i madh, kështu që unë përpiqem gjithçka që blejmë për dy ditët e para t’i vendosim në ‘karantinë’, pasi virusi mbijeton në shumicën e sipërfaqeve, “tha Gordan Lauc për gazetën kroate Nova list.