Shkencëtarët zbulojnë një antibiotik të fortë përmes inteligjencës artificiale

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një tip të ri të antibiotikut, të quajtur haliçin, duke përdorur inteligjencën artificiale (AI), raporton BBC.

Kjo gjetje është cilësuar si një përparim i madh nga ekspertët.

Një algoritëm i fuqishëm është përdorur për të analizuar më shumë se njëqind milion komponime kimike brenda disa ditësh, transmeton Koha.net.

Përbërsi i zbuluar ishte në gjendje të vriste deri në 35 lloje bakterie vdekjeprurëse, thonë hulumtuesit.

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve kanë shënuar rritje në vitet e fundit. Nga 9 për qind sa ishte në Angli ndërmjet 2017-2018, në afro 61 mijë.

Nëse antibiotikët merren në mënyrë jo të duhur, bakteret e dëmshme që jetojnë brenda trupit mund të bëhen rezistente ndaj tyre, që do të thotë se ilaçet mund të mos funksionojnë. 

Organizata Botërore e shëndetësisë e ka quajtur këtë fenomen se “një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë shëndetësore dhe zhvillimin e saj”.

“Epokë e re”

“Në aspektin e zbulimit të antibiotikëve, ky është absolutisht i pari”, ka thënë Regina Barzilay, hulumtuese seniore në këtë projekt nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT), transmeton Koha.net. 

Zbulimi është bërë duke përdorur një algoritëm të inspiruar nga arkitektura e trurit të njeriut.

Shkencëtarët u trajnuan për të analizuar strukturën e 2500 ilaçeve dhe komponimeve të tjera të për të gjetur kualitetet më të mira antibakteriale që mund të vrisnin “Escherichia coli”.

Më pas ata kanë përzgjedhur 100 kandidatë për testet fizike para se të zbulonin halicinin.

“Mendoj se ky është antibiotiku më i fuqishëm që është zbuluar deri më tani”, thotë James Collins, bioinxhinier në MIT. “Donim të zhvillonim një platformë që do të na lejonte për të shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale për të krijuar një epokë të re të zbulimit të ilaçeve me antibiotikë”.