Shkencëtarët thonë se kafja e nxehtë është më e mirë se ajo e ftohtë

Shkencëtarët kane beret e ditur se kafja e sapo bërë dhe e nxehtë është më e mirë se kafja e ftohtë, kjo ngase ka nivele më të larta të antioksidantëve.

Pas krahasimit të të dyja llojeve, kimistët nga Universiteti Philadelphia dhe Thomas Jefferson, kanë deklaruar se procesi i nxehjes së shpejtë të kafesë krijon më shumë acide që ndihmojnë qarkullimin e oksigjenit nëpër trup.

Fakti qe procesi i përgatitjes së kafesë së ftohtë është i ngadalshëm dhe realizohet në temperaturë dhome, pamundëson krijimin e përbërësve ekstra që janë të shëndetshëm.

Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se nivelet e pH-së në të dyja llojet e kafes janë pothuajse identike.