Shkencëtarët kinez që ngritën alarmin mbi koronavirusin, por qeveria ua fshehu provat

Disa shkencëtarë në Kinë kishin ngritur alarm në lidhje me koronavirusin në dhjetor, por pretendimet e tyre u “shtypën” nga zyrtarë të qeverisë kineze.

Në dhjetor, një numër i pacientëve të sëmurë në Wuhan u testuan nga kompani gjenomike, në të cilët u vërejtën ngjashmëri ndërmjet sëmundjes dhe virusit SARS, raporton ‘Caixin Global’, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit paralajmëruan krerët qeveritar të Beijingut në lidhje me gjetjet e tyre. Por, Komisioni Nacional i Shëndetësisë së Kinës urdhëroi që një gjetje e tillë të mbahet e fshehtë.

Siç ka mësuar Daily Mail, zyrtarët lokal nuk i treguan përfaqësuesve të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kur ata erdhën në vizitë në Wuhan më 8 janar, me qëllim të diskutimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Zyrtarët në Wuhan, në vend se të paralajmëronin qytetarët për virusin, darkuan me 40 mijë familje në atë periudhë.

Pas pak, konkretisht më 20 janar, Kina inicioi një përpjekje masive për t’u mbrojtur nga virusi, duke izoluar Wuhanin.

Ndërkohë, Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus gjatë ditës së djeshme foli edhe në lidhje me grupet më të rrezikuara nga ky virus.

“Nëse jeni mbi moshën 60 vjeçare, ose vuani nga gjendjet themelore shëndetësore, siç janë: sëmundja kardiovaskulare, problemet me frymëmarrjen ose diabeti, keni më të ngjarë të zhvilloni #COVID19”, paralajmëroi Ghebreyesus nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në ‘Twitter’.