Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Kura për kancerin e arritshme, mund të dalë në treg para vitit 2030

Profesorët gjermanë Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, thanë se kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, kështu kanë thënë dy mjekët e famshëm që krijuan vaksinën anti Covid të Pfizer Biontech

Profesorët gjermanë Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, thanë se kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

“Mendojmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë”, tha ai.

I pyetur se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha:

“Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.

‘Si shkencëtarë ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin”, shtoi ai.

Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin, shkruan Daily Mail.