Shkencëtarët holandezë zbulojnë antitrupat për koronavirus

Një grup shkencëtarësh holandezë besojnë se ka zbuluar një antitrup që do të ndihmonte në zbulimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit të koronavirusit, sipas BBC-së.

Shkencëtarët janë të vendosur në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam dhe Universitetin e Utrecht. Zbulimi i tyre duhet të kalojë në një provë të rreptë dhe mund të kalojë muaj.

Numri i rasteve në Holandë është rritur në 24 orët e fundit në rreth 1 mijë. Ka më shumë se 150,000 të infektuar në të gjithë botën, prej tyre mbi 5,600 të vdekur.