Shkencëtarët britanikë: Koronavirusi nuk është armë biologjike e krijuar në laborator

Disa shkencëtarë britanikë kanë dhënë se është e pagjasë teoria që koronavirusi Covid-19 të jetë krijuar në laborator me qëllim të përdorimit si armë biologjike.

Shumë teori të ndryshme kanë qarkulluar nëpër internet në lidhje me prejardhjen e virusit të ri. Mediet shtetërore ruse madje u munduan javën e kaluar që për përhapjen e tij ta fajësojnë Britaninë e Madhe.

Megjithatë, një raport i publikuar në revistën “Nature Medicine” duket se i ka hedhur në ujë këto shqetësime. “Është e pagjasë që koronavirusi të ketë dalur nga manipulimi laboratorik i ndonjë koronavirusi të ngjashëm”, thuhet në raport.

Shkencëtarët që e studiuan sëmundjen në nivel molekular thanë se ajo nuk mund të manipulohet në mënyrë inxhinierike për shkak se të dhënat gjenetike të saj nuk janë të lidhura me viruset që janë përdorur më parë.

Kristian Andersen, profeson i imunologjisë dhe mikrobiologjisë në institutin “Scripps Research” dhe autor i këtij studimi, tha: “Duke i krahasuar të dhënat e gjenomit për vargjet e njohura të koronaviruseve, ne mund të vlerësojmë bindshëm se virusi Covid-19 e ka prejardhjen nga proceset natyrore”.

Shkencëtarët besojnë se rasti i parë i njeriut të infektuar me virusin e ri ka ardhur si pasojë e kontaktit me lakuriq ose pangolin.