Shkenca konfirmon se shtatzënia mund të jetë “ngjitëse”

Bazuar në statistika, viti 2010 është viti kur ka pasë më së shumti shtatzëni në SHBA, rreth 6.2 milionë.

Ndoshta kjo shifër mund të shpjegohet më së miri me zbulimin e fundit që kanë bërë shkencëtarët.

Në fakt, do të çuditeni, kur të kuptoni se shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se shtatzënia mund të jetë “ngjitëse”.

Në vitin 2014, revista e Shoqatës Sociologjike Amerikane kishte botuar një studim që shtyu shkencëtarët të vijnë në një përfundim shumë interesant: shtatzënia mund të jetë ngjitëse.

Gjatë studimit që zgjati për 10 vjet, nga viti 1990 deri në vitin 2000, hulumtuesit analizuan të dhënat e 1720 grave ku edhe zbuluan një trend shumë interesant, më shumë se gjysma e këtyre grave kanë lindur një fëmijë në fund të këtij eksperimenti.

Gjatë intervistave, gratë kanë përmendur “lidhjet shoqërore” që ishte një arsye e mundshme pse shtatzënia ishte “ngjitëse”, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndodh sepse njerëzit kanë tendencë të sillen përkitazi ambientit dhe ndërveprimit ndërpersonal që ndikon edhe në vendimet që ata marrin.

Kjo do të thotë se duke parë një mike shtatzënë ngjall ndjenjat pozitive brenda një gruaje dhe në nënvetëdije fillon të ndikojë në qëllimet e saj të fertilitetit.

Disa faktorë të tjerë të mundshëm që mund të ndikojnë në vendimin për shtatzëni te një grua janë këta si më poshtë:

Kur një grua sheh shoqen e saj që mund ta përballojë të qenit nënë i jep asaj vetëbesim se edhe ajo mund ta bëjë të njëjtën gjë.

Kur një grua sheh shoqet e saj që bëhen nënë, fillon të ndjehet se ka mbetur prapa dhe fillon të mendojë faktin që të bëhet edhe ajo nënë po ashtu.

Një fakt tjetër për t’u çuditur është se “lidhja shoqërore” mund të ndikojë edhe në numrin e fëmijëve që nja grua ka.

Arsyet janë pak a shumë të njëjta, nëse shoqja mund t’i ketë disa fëmijë, edhe ajo mund t’i ketë.