Shkenca “amniston” personat që harrojnë, ja çfarë thotë për ta

Mos u ndjeni keq nëse harroni shumë, ka një lajm të mirë për ty.

Një studim i botuar nga Neuron ka zbuluar se që të harruarit shumë është në të vërtetë një formë e inteligjencës, pasi tregon se truri yt përqendrohet vetëm në gjërat e rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos zhvilluan studimin dhe zbuluan se njerëzit që përpiqen të kujtojnë gjithçka, shpesh kanë vështirësi në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe, në vend të kësaj, të fokusohet në gjërat që do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve në botën reale”, tha studiuesi Richards

“Në vend që të ruajmë këtë informacion të parëndësishëm që telefonat tanë mund të ruajnë për ne, truri ynë është i lirë për të ruajtur kujtimet që me të vërtetë kanë rëndësi”, potencoi tutje ai.

Ky përfundim u nxorr pasi studiuesit hulumtuan të dhëna për humbjen e kujtesës dhe aktivitetin e trurit në njerëz dhe kafshë./Ballkani/