Shkëmbinjtë e Hënës shiten deri në një milion dollarë

Tri copa shkëmbinjsh të ardhur nga Hëna pritet të shiten deri në një milion dollarë në një ankand, tha sot shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” në Nju Jork.

”Tri copat e sjella në Tokë në 1970, nga një raketë sovjetike pa astronautë, në vitin 1970,  do të dalin në shitje më 29 nëntor”, theksoi ”Sotheby’s” në një deklaratë.

Ato iu dhuruan fillimisht vejushës së inxhinierit të njohur hapësinor rus, Sergei Korolev (1906-1966), i cili drejtoi shumë misione sovjetike gjatë garës hapësinore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Shkëmbinjtë u shitën për herë të parë në ankand në vitin 1993 për 442 500 dollarë”, tha ”Sotheby’s”.