Shkëlzen Maliqi reagon, tregon nëse është i vërtetë informacioni për fituesin në Podujevë

Lajmi se Insituti i kërkimeve “Gani Bobi” ka bërë një sondazh ku nxjerr fitues Lëvizjen Vetëvendosje, me kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi, për të cilin ka raportuar edhe Ballkani.info është marrë nga portalet Kosova Ime dhe Llapi Press.

Me këtë rast ka reaguar edhe Shkelzen Maliqi, duke iu referuar lajmit tonë si “Fake News”, shkruan Ballkani.info

SQARIM:

Ballkani.info ka publikuar lajmin se Insituti “Gani Bobi” ka sjellur një ‘Exit Poll’, në të cilin fitues në Podujevë del Lëvizja Vetëvendosje, është shkruar duke ju referuar portaleve: Llapi Press dhe Kosova Ime.
Lajmi në portalin “Ballkani.info” është publikuar në orën 13:11, ndërsa në portalet të cilave iu është referuar është botuar mes orës 11:30 e 12:30.