Shkelzen Maliqi reagon për shtatoret në Prizren: Duhet të ketë ligj dhe rregulla për ngritjen e tyre

Publicisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, ka komentuar rreth punimeve dhe vendosjes së shtatorëve që po bëhet pa asnjë kriter në Kosovë.

Maliqi ka thënë se duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte për ngritjen e tyre, çka do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike.

Postimi i plotë:

Shemtia e skulpturave publike, që nga ajo e Klintonit e deri te këto të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërfaqin shëmtinë e sistemit që mundëson ngritjen e tyre.

Duhet të ketë ligj dhe rregulla strikte të ngritjes së tyre, që do të pamundësonin zaptimin e hapësirave publike nga idolatria arbitrare e mediokre.

Nuk mjaftojnë reagimet pasi që këto zaptime shëmtuese ndodhin.

Publiku duhet të ketë të drejtën ti heq ato, me peticione dhe padi.

Jo duke larguar statujat e Klintonit, Adem Jasharit etj. por duke shpallur konkurse për zëvendësimin e tyre me vepra të artit publik dinjitoz dhe meritor.