Shkëlzen Haradinaj shëndërrohet në bronz

Sot është shënuar 20 vjetori i rënies së luftëtarit njëherit edhe vëllaut të Kryeministrit Ramush Haradinaj Shkëlzen Haradinaj.

Udhëheqës të vendit ishin në Pejë për të ndëruar dëshmorin me homazhe.

Në 20 vjetorin e rënies së tij Shkëlzen Haradinaj është shndërruar në bronzë bashkë më dy fëmijë në duar.

Ky njoftim është bërë në facebook nga Shpëtim Selmanaj, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i vëllezërve Haradinaj.

Ai përmes një postimi ka shprehur mallëngjimin për Shkëlzenin.

Ja postimi i plotë:

Ardhjen e pranverës pas një shekulli acar me gjak e pushkë lajmin na e solle, Shkëlzen urtak e trim i rrallë, nuk re, u ngrite, lartësove, përjetësove. Tash që 20 vite kanë kalu, në bronzë po t’sjellim me të pa sa herë na merr malli, me 2 fëmijë në duar si liria, që kish trishtimin në më t’vështirat ditë por gëzimin pas çdo fitore për ditë të mira. Këmbët e zemrën i ke këtu, sytë t’i lëmë kah Shqipëria, testamentin e dashnisë për komb e Kosovë sot ta vazhdon edhe fëmija. Luani i dytë mes luanëve tjerë. Krenarinë që na le ngjitur me lavdinë tënde. Rruga jote po vazhdon… Pusho i qetë, Shkëlzen Haradinaj me shokë!