Shkelja e masave anti-Covid/ 762 gjoba në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 762 gjoba ndaj qytetarëve për shkelje të masave kundër COVID-19.

Po ashtu brenda një ditë Policia ka shqiptuar mbi 1400 tiketa ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të trafikut.

Policia po në 24 orët e fundit ka arrestuar 28 persona për vepra të ndryshme penale, ku 13 janë dërguar në mbajtje.