Debat

“Shkelëse e Kushtetutës”, “votat e serbëve”- përplaset deputetja e LDK’së me ministren Nagavci

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, është përplasur në Kuvendin e Kosovës me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.

Ajo e ka akuzuar Nagavcin duke i thënë shkelëse e Kushtetutës, si dhe e ka akuzuar për degradim të arsimit në vend.

“Ti je që ke ndërhy në kompetencat e komunës së Kamenicës, dhe je ende ministre. Në cilëndo shkollë nuk ka deterxhent, nuk ka shkumës, e lëre më tableta të mençur”, tha deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Në anën tjetër, ministrja Nagavci e ka akuzuar PDK-në e LDK-në se kanë punuar në dëm të vendit.

“Ndryshojeni ligjin, ama ju edhe ju e keni bërë që asnjë ligj me rëndësi të mos mund të miratohet pa votat e serbëve”, tha ajo.

BONUS VIDEO| Osmani: UÇK dëshmoi shpirtin dhe guximin e paepur për lirinë tonë