Shkatërrohet Qendra Rinore e Shtimes nga disa të panjohur

Komuna e Shtimes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këto ditë nga disa persona të panjohur Qendra Rinore e Shtimes është shkatërruar.


Sipas komunës, në këtë objekt janë bërë dëme të konsiderueshme.


Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën.


“Këto ditë nga persona tash për tash të panjohur janë shkatuar dëme të konsiderueshme materiale në Qendrën Rinore të Shtimes. Andaj, Komuna e Shtimes apelon te organet kompetente që të bënë zbardhjen e këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike.


Keqbërsit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po tentojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes.

Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është. Prandaj, të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike do të identifikohen nga Policia e Kosovës, të cilët veçse kanë nisur menjëherë hetimet në terren.


Komuna e Shtimes apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike kudo që janë ato. Pra, të mbrojmë qytetin tonë së bashku duke ruajtur pronën publike”, thuhet në njoftim.