Po, sapo mora një e-mail nga Zyra e Kryeministrit që më kanë liruar nga detyra”.
Kështu konfirmoi Zëvendës Ministri – tash i shkarkuar – për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq.
“Krejtësisht e pritshme”, tha Radomiroviq për Nacionale, i cili ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga partia teksa bëri të ditur pakënaqësitë e fundit në lidhje me ndarjen e fondeve nga eprori i tij, Nenad Rashiq, për veriun e Kosovës.
Për Radoica Radomiroviq ky vendim ishte krejtësisht i pritshëm prej ditësh.







