Shkarkohet nga detyra sekretari i MI-së, ja kush emërohet si zëvendësues i tij

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka shkarkuar nga detyra e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin.

Në vend të Bytyqit, sekretar i ri është emëruar punonjësi në këtë ministri, Zymer Abdullahu.

Sekretari në largim, Izedin Bytyqi është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.

Nuk janë dhënë ende detaje për këto lëvizje në MI, por ajo çfarë dihet është se Izedin Bytyqi njihet si person i afërm me Abrashin dhe lëvizjet mund të jenë të dakorduara për plane më afatgjata.