Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Klinikës Intensive, Naim Kuçi pas rrëfimit të Adnan Hysenit

Pas rrëfimit të Adnan Hysenit për vdekjen e të vëllait, Avni Hysenit në QKUK, sot është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës Intensive, Naim Kuçi.

“Vet shkarkimi i drejtorit të repartit intensiv në QKUK, Naim Kuçi sot më 17.01.2018 tregon dhe vërteton qartë atë që unë kam deklaru në RTV Dukagjini rreth shkeljes që është bërë në rastin e vdekjes se vllaut tim Avni Hyseni me datën 31.12.2018 e që ka të bëjë me heqjen nga aparatat pa pëlqimim e familjarëve, veçanërisht mua si vëlla kur dihej botërisht se unë isha aty 24 orë pa u largu në asnjë moment”, ka thënë Adnan Hyseni.

Sipas tij, familja e tyre pret që të ketë edhe shkarkime tjera të gjithë atyre të apostrofuarëve në rastin e Avni Hysenit, raporton Ballkani.info.

“Jo vetëm në QKUK, por edhe në spitalin rajonal të Pejës, konkretisht në emergjencë. Presim dhe besojmë se se Prekuroria e Shtetit tonë do të kryjë detyrën e vet dhe të gjithë ata që vërtetohen se kanë shkel ligjin, profesionalizmin, etikën, por edhe betimin e dhënë të shkojnë në burg”, ka thënë Hyseni.

Të kujtojmë se dje u pezullua nga puna për të këtë rast infermierja Merita O., e cila i kishte kërkuar 48 euro për një produkt medicinal që kushtonte vetëm 5 euro. /Ballkani.info/