Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj

U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së, dhe se lajmi i është kumtuar të njëjtit verbalisht të enjten në mëngjes.

Mirëpo Brahimaj për Klanin tha se ende nuk është njoftuar për këtë vendim meqë thotë se nuk ka pranuar ndonjë vendim zyrtar dhe arsyetimin e këtij vendimi.

Klan Kosova mëson se në vendin e tij është caktuar si U.D. Shpejtim Shurdhiqi.