Përparim Rama

Shkarkimi i Musliut, LDK dhe PDK heshtin për fatin e koalicionit në Prishtinë

Ankesat për prezencën e mbeturinave në rrugët e kryeqytetit nuk kanë qenë rrallëherë të përmendura.

E po të njëjtat qenë arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve për t’u kontaktuar, nuk ka qenë i qasshëm në telefon të shtunën.

E vendimin e Ramës dhe përçarjet e mundshme të partisë së tij me partnerin e koalicionit, PDK-në, nuk kanë pranuar ta komentojnë as anëtarë LDK-së në kryeqytet.

Megjithatë, kritikat lidhur me vendimin nuk i kanë kursyer PDK-ja. Nënkryetarja e komunës nga kjo parti, Donjeta Sahatçiu, e ka cilësuar shkarkimin e bashkëpartiakut si hakmarrje të Ramës për mosmbështetjen në këmbimin e pronave.

Mirëpo, në organizatën “Demokracia Fillon Këtu” besojnë që kriza në koalicion nuk është për shkak të situatës me mbeturinat në qytet. “Duket se mes këtyre qarjeve që ka koalicioni në Prishtinë, nuk kuptim të vazhdoj koalicioni në mes PDK-së e LDK-së për faktin që asnjëra palë nuk duket e sinqertë. Nëse PDK ka pa manovrime të Z.Rama rreth pronave në Badovc dhe nuk ka pasur reagim, është problem në vete po sidomos edhe z. Rama nëse ka qenë aq i brengosur me çështjen e  mbeturinave në qytet do duhej që paraprakisht t’merrte veprime”, ka deklaruar Shemsi Jashari, Drejtori i Organizatës “DFK”.

Sipas tij, Shemsi Jasharit problemet në koalicion do vihen re në shërbime.

“Ajo çka dihet është se problemet e koalicionit do ndikojnë në perfomancën jo të mirë të kësaj qeverisje në komunën e Prishtinës dhe si rezultat, qytetarët nuk do marrin shërbimet siç duhet dhe siç meriton t’i ketë kryeqyteti”, ka vijuar ai.

Pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së, nuk dihet akoma se cilat do të jenë veprimet e kësaj partie në marrëdhëniet me partnerin qeverisës, LDK-në.

BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve