Shkarkimi i Fadil Kodrës, reagon Klinaku: Është turpi i turpit të kësaj qeverie

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas shkarkimit të Fadil Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës.

Klinaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se shkarkimi i Kodrës, i cili ishte edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, sipas tij, është turp i kësaj qeverie, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Nuk po flas shumë për të kaluarën e tij, por e di se ishte i gatshëm edhe sot që të jetë në shërbim të kombit e atdheut.

Para një viti na ka ftuar për bashkëpunim, në kohën kur kishin nevojë autoritetet për ne dhe thirrjen tonë, për shkak se detyrën e kishte me përgjegjësi të lartë.

Shkarkimi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, i njërit nga themeluesit të UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Gjenerali Fadil Kodra, është turpi i turpit të kësaj qeverie.