Shkarkimi i Bordit të Infrakosit, në rend dite të mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin pritet të mblidhet sot në orën 16:00.

Mediat e kanë parë rendin e ditës, ku ndër tjera, është edhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos”.

Në rend dite parashihet të jenë 5 pika.

Gjithashtu, punëtorët e Infrakosit kishin protestuar në vazhdimësi për shkak të mungesës së pagave për disa muaj rresht.  

Në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, është edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit. /Ballkani.info/