Çmimet e produkteve në Rusi kanë fluturuar javëve të fundit, duke e bërë edhe më të vështirë mbijetesën e të varfërëve. Në terma vjetor shkalla e lartë e inflacionit po e shkatërron ekonomisë ruse.
Shkalla e inflacionit të Rusisë u ngjit në një lartësi të re pesë-vjeçare në qershor ndërsa vendi lufton me çmime të larta që kërcënojnë të prishin rimëkëmbjen ekonomike dhe të thellojnë varfërinë. Inflacioni erdhi me një normë vjetore prej 6.5%, tha të mërkurën shërbimi federal i statistikave Rosstat – ritmi më i shpejtë i rritjes së çmimeve që nga gushti i vitit 2016.
Kjo shkallë e lartë e inflacionit dhe ngritjes së çmimeve mund ta nxisë Bankën Qendrore të konsiderojë një rritje tjetër të madhe të normës së interesit edhe kur një valë e tretë e egër e koronavirusit kërcënon të prishë ekonominë ruse. Banka është pothuajse e sigurt që të marrë disa masa kur të mblidhet më vonë këtë muaj, duke konsideruar një rritje të normës së interesit midis 5.5 deri 6.5 për qind.
Kjo sipas analistit të ekonomisë, Sberbank Igor Rapokhin, do të ishte shkatërruese për ekonominë ruse, duke afektuar kryesisht bizneset e vogla dhe të mesme. “DukRritja e inflacionit i jep më shumë besim idesë se një rritje e normës së interesit është e pritshme, por kjo do të ndikonte në mënyrë katastrofale në ekonominë ruse”, tha Sberbank Igor Rapokhin.
Ekonomistët theksuan se një rritje tjetër e cmimeve po ashtu do të ndikojë në thellimin e varfërisë në ish-shtetin komunist. Ekonomisti Artem Zaigrin i Sova Capital tha që ai pret që inflacioni të rritet më gjatë verës, duke arritur kulmin afër 7% në muajt e ardhshëm.
Rritja e çmimeve ka shkaktuar një dhimbje koke politike edhe për Putinin, sepse kjo po e ulë standardin e rusëve, duke i varfëruar. Përpara zgjedhjeve parlamentare që planifikohen të mbahen në shtator të këtij viti, presidenti Vladimir Putin, përmes një shpërndarje të parave si ndihma po tenton ta mbaj kontrollin edhe të Parlamentit.







