Shkakton aksident dhe më pas sulmon palën tjetër në trafik

Një person i dyshuar është arrestuar në Klinë. I njëjti me automjetin e tij kishte shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale dhe pas aksidentit kishte sulmuar palën tjetër të përfshirë në aksident.

Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe pas procedurave policore me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.