Të reshurat e shiut i kanë vërshuar rrugët në disa pjesë të Kosovës.

Shiu po ashtu ka sjellë telashe edhe në rrugën që çon për në Kukës të Shqipërisë.

Siç shihet nga pamjet që janë dërguar në redaksinë e Klan Kosovës, sasia e madhe e ujit në asfalt ka krijuar telashe në qarkullimin e veturave.