Shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu dje vendin ka shkaktuar pasoja në disa vende.

Edhe në kryeqytet, shiu i mbrëmshëm jo vetëm që bllokoi rrugët, por edhe shkaktoi dëme.

Në një postim në facebook, Profesori Milazim Krasniqi ka treguar pasojat e shiut në departamentin e Gazetarisë, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë, dhe disa nga sallat e mësimit të FSHMN-së.

Siç shihet në këto fotografi, e tërë zyra është shkatërruar nga pjesa e tavanit që ka rënë prej shiut, derisa korridori është mbushur me ujë.

Krasniqi, përmes këtij postimi ka bërë të ditur se sot nuk ka pasur asnjë reagim as nga rektorati(zyra që shihet është e njërit nga prorektoret!) Asnjë reagim nga MASHT. Çka do të thotë krejt kjo heshtje?, ka shkruar ai.

Shiu po vazhon edhe sot, ku meterologët kanë parashikuar gjatë tërë javës mot të ngjashëm.

Ja postimi i plotë:

loading…