Shitjet e iPhone në rënie për tremujorin e tretë radhazi

Vetëm disa orë para prezantimit të modeleve të reja të iPhone, Canalys e ka publikuar një raport interesant i cili sugjeronte që Apple është në një situatë të pakëndshme.

Për tremujorin e tretë me radhë, shitjet e iPhone kanë qenë në rënie, ndërsa shitjet në nivel vjetor janë në një rënie prej 13 për qind. Kjo do të thotë që gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë livruar 36 milionë iPhone.

IPhone XR më i përballueshëm vazhdon të arrijë rezultate dukshëm më të mira sesa modelet premium, me livrim të 47 milionë njësive midis tetorit 2018 dhe qershorit 2019. Nga ana tjetër, iPhone XS dhe XS Max gjatë periudhës shtator 2018 – qershor 2019 kanë pasur livrime prej 20 dhe 28 milionë njësi.

Përveç kësaj, iPhone XS, XS Max dhe XR e përbëjnë 59% të livrimeve globale të iPhone, ndërsa modelet e vitit të kaluar iPhone 8, 8 Plus dhe X e përbënin 68% të shitjeve kur ishin në trend në treg.

Tregu më i rëndësishëm i Apple mbetet SHBA, me 35.5%, pasuar nga Kina (16%), Japonia (9.5%), Britania e Madhe (4.9%) dhe Kanada me 3.3%.

loading…