Shitje masive e prezervativëve në Australi, për t’i mbrojtur gishtat nga koronavirusi

Australianët kanë blerë pako me prezervativë në panik, duke besuar se do të ndihmojnë në mbrojtjen kundër koronavirusit.

Thanh Thai, nga Sidnei, ndau një fotografi të rafteve boshe të një dyqani që kishte shitur nga kontraceptivët Durex.

“A mundet dikush të më tregojë se çfarë ndodhi?” ajo shkroi përkrah fotos.

Nënat e tjera i thanë asaj që blerja erdhi si pasojë e panikut pasi një postim në mediat sociale inkurajoi njerëzit që të përdorin prezervativë për të mbrojtur gishtat kundër virusit.