Shitja e produkteve për rritjen e epshit seksual, Policia e Kosovës nis hetimet

Produkte për rritjen e epsheve seksuale kanë filluar të shiten edhe në Kosovë.

Mbrëmë në rrjete sociale janë paraqitur disa produkte të cilat rrisin epshin seksual.

Këto produkte i ka paraqitur në Facebook, një person me emrin Shpat Gashi.

Personi në fjalë, në rrjetet sociale tregonte edhe mënyrën si këto produkte përdoren.

Sipas tij, hedhja e pikave në pijen e femrës, ka efekt në epshin e saj seksual.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për Ballkani.info, ka konfirmuar se janë në dijeni për rastin dhe se informacionet i janë përcjellur drejtorisë kompetente për hetime të mëtutjeshme.

Në përgjigjen e Policisë, nuk është bërë e ditur se prej nga kanë ardhur këto produkte në Kosovë, por kjo pritet të zbulohet përgjatë hetimeve. /Ballkani.info