Shitësja mbeti duke qeshur kur një i maskuar ia drejtoi dorën duke imituar formën e armës

Në një super-market në Sydney të Australisë, është kryer një tentim shumë i ngathtë për plaçkitje, që konsiderohet të jetë më i çuditshmi në historinë e plaçkitjeve.

I maskuar me një qese plastike në kokë, ai ia drejtoi shitëses dorën duke imituar formën e armës, ndërsa i kërkoi t’ia jepte paratë nga arka.

Por, ky veprim, vetëm se e bëri për të qeshur shitësen, ndërsa hajni vetëm u largua duarthatë.

Fillimisht, gjithçka është dukur si një mahi, por policia ka arritur ta identifikonte atë dhe e ka marrë në pyetje.

Brenda disa ditëve, ai pritet të del para gjykatës për veprimin e pazakontë, që doli të mos jetë një lojë.