Shitësit e marketit në Prizren rrihen me nxënës e arsimëtarë nga Vushtrria

Sot rreth ores 15:30 policia ka pranuar një informacion për një përleshje në përiferi të qytetit të Prizrenit. Në këtë përleshje janë përfshirë nxënës e arsimtarë nga Vushtrria dhe pronarët e një marketi. Ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 5 qytetarë.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në periferi të qytetit të Prizrenit, konkretisht në fshatin Landovicë rreth orës 15:30” ka konfirmuar Gashi.

“Në përleshje janë përfshirë nxënës, arsimtarë dhe pronarët e marketit Laja në Landovicë. Gjithçka ka filluar kur një nxënës ende pa paguar produktin e kishte hapur atë, me çrast kanë reaguar pronarët e marketit dhe në ndihmë të nxënësit kanë dalë arsimtarët përgjegjës. Pas përleshjes 5 nga këta persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas raportimit të mjekut, lëndimet janë të lehta. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, rasti do të shkon me procedurë të rregullt.” ka thënë Gashi.

Të lënduarit ende janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.