Shishja e Titanikut shitet në ankand për një shumë “marramendëse”

Një shishe argjendi, e destinuar për alkool, e cila i përkiste një pasagjeri të anijës së famshme ‘Titanik’, u shit në ankand për 88 mijë euro.

Pronari shpëtoi shishen përpara se anija të fundosej, njofton BBC.

Helen Churchill Candy, pjesë e ekuipazhit të anijes, ia dha Edward Kent, pasagjer në mjetin transportuer, shishen në fjalë, e cila bartte moton e familjes së familjes Churchill “Besnike, por e pikëlluar”.

Kjo, pasi Helen supozonte se Kent kishte gjasa më shumë për të mbijetuar.

Megjithatë, shishja u gjet së bashku me trupin e pajetë të personit që iu besua objekti.

Objekti tashmë është shitur në Wiltshere, duke u përshkruar si një nga mjetet më të fuqishme tredimensionale nga Titaniku, të ofruara ndonjëherë në ankand.