Shikoni se si një taksi kaplohet nga flakët në Prishtinë

Një veturë është parë në flakë në qytetin e Prishtinës.

Në këto pamje të siguruara nga Gazeta Express shihet se si taksia është e kapluar nga flakët ndërsa qytetarët mbajnë distancën duke e shikuar ngjarjen. Policia shihet se ka arritur me kohë në vendin e ngjarjes, dhe mundohet të menaxhojë situatën.

Ende nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident.