Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidati demokrat për mandatin e ri, Joe Biden, ka bërë një gafë të re në konferencën e fundit për shtyp.
Duke njoftuar marrëveshjen që do të bashkojë vendet e aleancës së NATO-s për të mbështetur Ukrainën, Biden deshi t’ia linte mikrofonin presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe me atë rast e prezantoi atë si “president Putin”.
Një video që tregon reagimin e Zelenskyt ndaj njoftimit të Bidenit është bërë virale në rrjetet sociale.
Presidenti i Ukrainës tundi kokën përpara se 81-vjeçari të kthehej në mikrofon dhe të përpiqej të korrigjonte gafën..
🇺🇸🇺🇦 Watch Zelensky's reaction as Biden calls him Putin 😭 pic.twitter.com/TfVoAoryDX
— Censored Men (@CensoredMen) July 11, 2024







