Shikoni magjinë e Joaquin nga goditja e këndit (VIDEO)

Betis ka barazuar 2-2 në shtëpi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit kundër Valencia-s.

Një sfidë kjo që ka dhuruar një gol magjik nga vetrani 37 -vjeçar, Joaquin, i cili ka realizuar golin e dytë të vendasve në minutën e 54-të nga një goditje nga këndi.

Gjithsesi, ky gol i mrekullueshëm nuk i ka mjaftuar Betis për të siguruar fitoren. Ndeshja e kthimit do të luhet 28 shkurtin e ardhshëm në “Mestalla”.