Shikoni borën në Rahovec, arrin rreth një metër lartësi

Vendi ynë po përballet me reshje të mëdha të borës, kjo po ndodh pikërisht kur kemi hyrë në stinën e pranverës.

Ndonëse vazhdimisht po publikohen fotografi nga rajone të ndryshme me sasi të madhe të borës, duket se Rahoveci mban vendin e parë për nga sasia e madhe e borës.

Një fotografi e publikuar në Facebook nga qytetari Rumir Zhuniqi, tregon gjendjen e borës në Rahovec.

“Dita e dytë e Pranverës”, ka shkruar qytetari në Facebook.

Për shkak të borës shumë rrugë janë vështirë të kalueshme.