Shija e kafes varet nga ngjyra e filxhanit nga i cili pini?

Autori i studimit, i cili është publikuar në revistën “Flavour”, ka ardhur deri te këto rezultate pasi që një banakier ka treguar që myshterinjtë të cilët pinë kafe nga filxhani i bardhë ankohen që kafja u është tepër e hidhët

Kjo hipotezë është testuar në grupin e vullnetarëve.

Rezultatet e testit kanë treguar që varësisht nga ngjyra e filxhanit të intervistuarit vërtet ndryshe kanë përjetuar intensitetin e kafes.

Kafja e cila është shërbyer në filxhan të bardhë shpesh lë përshtypjen që është e hidhët, derisa filxhani i kaltër ndonjëherë lë përshtypje të njëjtë, por ndonjëherë krejtësisht të ndryshme, përkatësisht disa të intervistuarve u është dukur që është tepër e ëmbël.

Ky eksperiment tregon që ngjyra e filxhanit ka efekt në përjetimin tonë të intensitetit të kafes.

– Kjo do të thotë që duhet kushtuar kujdes kur shërbejmë kafe, thotë autori i studimit.