Shihni si e rrezikojnë komunikacionin këto dy kamionetat duke bërë gara në rrugën Prishtinë- Pejë VIDEO

Një garë e rrezikshme mes dy kamionetave është zhvilluar sonte në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si në orët e vona dy kamioneta shtyhen gjatë rrugës.

Njëra kamionetë nuk e lë tjetrën të tejkalojë, duke ia zënë rrugën, e tjetra tenton që tejkalimin ta bëjë edhe duke shkelur rregullat e trafikut – duke tentuar që të tejkalojë nga ana e djathtë e rrugës.