Shihni largimin e forcave të fundit serbe nga Prishtina dhe provokimi i tyre (VIDEO)

Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, kosovarët janë falemnderuar për SHBA-të dhe aleatët që ndihmuan bashkë me UÇK-së, çliruan Kosovën.

Me të hyrë forcat e NATO-s, respektivisht të KFOR-it, nga Kosova janë larguar edhe forcat militare dhe paramilitare serbe.

Në këtë video shihen se si forcat e fundit serbe largohen nga Prishtina. Ato ishin të vendosura para Hotelit Grandit, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu në video shihen edhe provokimet e forcave serbe duke u larguar. /Ballkani.info/