Sonte, Irani iu përgjigj me sulme me raketa sulmeve masive të Izraelit, izraelitët përfunduan në strehimore. Ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar lëshimin e raketave iraniane drejt Izraelit, pas së cilës u dëgjuan sirena të sulmit ajror në disa pjesë të vendit.

Jo shumë kohë më vonë, Irani tha se kishte lëshuar qindra raketa në Izrael, në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, transmeton Ballkani.info.

Teherani më vonë njoftoi se ishte lëshuar një valë e dytë dhe e tretë e raketave. Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi fillimin e operacionit, duke thënë se po sulmonte dhjetëra objektiva ushtarakë dhe baza ajrore.

Ushtria izraelite njoftoi se shpërthimet ishin rezultat i raketave ose mbrojtjes ajrore dhe i bëri thirrje popullatës që të kërkonte strehim.

Televizioni iranian raportoi sulme në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Sipas shërbimeve izraelite të emergjencës, disa persona u plagosën. /Ballkani.info/