Shifra rekord në Britani, 54,674 të infektuar me Covid-19 në vetëm një ditë

Rekord i ri i të prekurve me COVID është shënuar në Britani.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se ditën e sotme u shënuan 54,674 të infektuar me Covid-19.

Kjo është një rritje tjetër nga 51,870 raste të reja të njoftuara një ditë më parë.

Rastet ditore të katër ditëve të fundit janë më të lartat e regjistruara që nga 15 janari.

Midis rasteve të reja është edhe Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, por pa asnjë simptomë, ndërsa është vaksinuar që nga maji.

“Deri më tani simptomat i kam shumë të lehta”, u shpreh ai.

Britania të Shtunën regjistroi 41 vdekje nga 49 të premten.