Shifra alarmanete, 90 aksidente në trafik për një ditë

90 aksidente në trafik janë shkaktuar për një ditë në Kosovë. 33 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 57 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente në trafik për çdo ditë po shkaktohen në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 90 aksidente. 33 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 57 me dëme materiale.

Edhe ditëve të kaluara dhjetëra aksidente në trafik janë shkaktuar në vend, disa prej të cilave kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Ndërsa, policia ka gjobitur të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 904 gjoba.

Kujtojmë që shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes e vozitja nën ndikimin e alkooli janë vlerësuar të jenë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.