Shi e ftohtë edhe nesër, por kur pritet ndryshimi i motit?

Shi dhe më ftohtë të enjten, më ngrohtë nga dita e premtë, por se mbetet mot jostabil, me mundësi për të reshura shiu.

10.05.2023 – Mbetet mot jostabil edhe në ditë vijuese.  Të enjten ende ftohtë me të reshura shiu kohëpaskohe dhe temperatura maksimale prej 14C.  Të premten do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullima.  Më ngrohtë të shtunën me 20C, me mundësi për riga lokale shiu.  Nga e diela sërish priten të reshura shiu dhe rënie e temperaturës.  Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe luhaten nga 7C deri 10C. 

Indeksi i cilësisë së ajrit, do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

11.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

12.05 – Më ngrohtë, me intervale me diell.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

13.05 – Ngrohtë. Vransira të ndryshueshme dhe mundësi për riga lokale shiu.

14.05 – Kryesisht vranët dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

15.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes graduale, e javën e ardhshme në rënie.