Shi dhe borë, përgatituni për ditë të ftohta

Në fundjavë më ftohtë, të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kthjellime, në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë herë edhe me bore, parashikon Prishtina Weather.

Datat:

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë.  Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore.  Në vise malore borë.  Deri në mesdite reshjet pushojnë.  Në mbrëmje më ftohtë.

7.03 – Kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vransira.  Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu.  Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu.  Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë.  Në vise malore borë.

Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje.  Më pas me tendencë të rënies.  Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë.  Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.